Snopçe: VLEN nuk shkon në qeverinë e ardhshme pa garanca për votimin e Ndryshimeve Kushtetuese!

Kandidati për deputet nga Opozita Shqiptare VLEN,në Njesinë Zgjedhore numër 6, Halil Snopçe tha se opozita shqiptare nuk do të bëhet pjesë e një qeveria e cila nuk pranon Ndryshimet Kushtetuese.

300×250
Ai përmendi dhe “marrëveshjen prej xhentëllmenëve” që kanë Arben Taravari dhe Ali Ahmeti për qeverisjen e re, si garancë që vendi të vijoi euro integrimin.

“VLEN kategorisht ka deklaruar se nuk shkojmë në qeverinë e ardhshme pa u bërë ndryshimet kushtetuese, si kusht themelor për nisjen e negociatave. Pra pavarësisht se kapitujt shqyrtohen, nisja e negociatave nis pas ndryshimeve kushtetuese. Taravari tha se kanë një marrëveshje xhentëllmenësh me Ali Ahmetin që nuk marrim pjesë në asnjë qeveri pa ndryshimet kushtetuese, ma ka thënë mua këtë dhe e besoj në këtë aspekt”, tha Snopçe.

Snopçe tha se në qeverinë e re duhet të luftohet korrupsioni, të kthehet besimi në gjykatat dhe të përmirësohet standardi jetësor. /TvKlan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu