Snopçe: Nuk kam kërcënuar! VMRO-DPMNE: Koalicioni qeverisës është stabil!

Deputeti Halil Snopçe dhe kryeministri Hristijan Mickoski i dëshiruan fat njëri-tjetrit, ndërsa koalicioni qeveritar do të vazhdojë, siç paralajmëruan nga partitë. Pasi Mickoski tha “i qoftë me fat” për paralajmërimin e Snopçes se VLEN do të largohet nga koalicioni qeveritar nëse votohet Ligji për branitellat, deputeti ia ktheu në të njëjtën mënyrë. Snopçe në reagim të shkruar, theksoi se deklarata e tij nuk paraqet kërcënim.
“Kemi obligim të përbashkët para së gjithash ta kthejmë shpresën te qytetarët se ky shtet do të normalizohet dhe do të jetë më mirë. Ne jemi partnerë dhe partneriteti jonë bazohet në raportin e fuqive, e jo në raportin e fuqisë. Kështu funksionojmë dhe shpresoj se ashtu do të vazhdojmë. Kuptohet, secili që na dëshiron fat edhe ne i dëshirojmë fat”, theksoi Halil Snopçe, koalicioni VLEN.

Paraprakisht ministri nga radhët e VLEN, Arben Taravari, theksoi se raportet në Qeveri janë korrekte por ekzistojnë disa keqkuptime për shkak të të cilave duhet më shumë kohë për sinkronizim dhe koordinim. Edhe nga partia qeverisëse VMRO-DPMNE theksuan se raportet në koalicion janë stabile.

“Se koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm flet edhe fakti që në Kuvend kemi shumicë prej dy të tretave. Qeveria është e fokusuar në projektet dhe masat që janë për jetë më të mirë për qytetarët dhe raportet janë në drejtim të dialogut stabil politik për zhvillim dhe transformim ekonomik”, shtoi Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Raportet qeveritare i komentuan edhe socialdemokratët. Ata i bënë thirrje Mickoskit dhe Snopçes që të punojnë, e jo të debatojnë.

“Nuk është e rëndësishme fare nëse konflikti është real apo jo, ai në fund rezulton me Qeveri të dobët që i keqpërdor ndjenjat e qytetarëve. Këto konflikte brenda Qeverisë dhe për shkak të përplasjeve publike nuk janë të panjohura, këtë e bënte VMRO-DPMNE dhe BDI gjatë gjithë mandati. Në opinion grindeshin, në tavolinë ndanin bizneset”, thonë nga LSDM.

Në Qeveri deri më tani për disa tema kishte qëndrime të ndryshme mes partnerëve VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM. Mes tyre edhe përdorimi i flamurit, balancuesi, Akademia shqiptare për shkencë dhe art, si dhe branitellat. Paraprakisht kryeministri Mickoski deklaroi se në një familje nuk është patjetër që të gjithë të pajtohen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu