Skemë si në filma: Arifi i kërkon pacientit ta shes banesën nëse dëshiron të shtrihet në spital

Gjykata Penale i caktoi 30 ditë paraburgim drejtorit të Spitalit të Geriatrisë Muhsin Arifi dhe të dyshuarit të dytë pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit paraprakisht njoftoi se ka ngritur procedurë hetimore kundër, Muhsin Arifit për veprën penale, pranim ryshfeti. Hetim është ngritur edhe për një person tjetër me akuzën se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Sipas informacioneve të Prokurorisë, drejtori Arifi në periudhën prej 19.03.2025 deri më 08.04.2025, disa herë ka kërkuar përfitime të konsiderueshme financiare për vete, për detyrë të cilën ka qenë i obliguar ta kryejë. Ryshfetin e ka kërkuar nga një dëshmitar në procedurë, mbështetës i përjetshëm i personit të sëmurë, e i cili ka pasur udhëzime mjekësore që të shtrihet për kujdes mjekësor në spitalin Geriatrik. Kur dëshmitari është drejtuar në spital për shkak gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, është njoftuar se pacienti është vendosur në listën e pritjes për pranim.

“Pas disa ditëve ka marrë thirrje nga i dyshuari i dytë i cili ka caktuar takim me drejtorin e spitalit më 19.03.2025 në orët e vona në një restorant në Shkup. Në takim, i dyshuari i parë ka thënë se e di se pacienti është në gjendje të mirë materiale dhe ka pasur informacione për pasurinë që e ka poseduar, me çka, ka premtuar pranim të tij nëse i jepen 100,000 euro. Gruaja dëshmitare ka reaguar se këto janë shumë para, me çka drejtori ka propozuar që kjo shumë të sigurohet nga shitja e banesës që e ka poseduar pacienti, gjë që nuk ka qenë opsion sepse banesa ka qenë pjesë e një marrëveshjeje për mbështetje e përjetshme”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
Siç njoftojnë më tej nga Prokuroria, më 3 prill përsëri ka pasur takim mes dëshmitarit dhe ndihmësit, si person tek i cili drejtori ka pasur besim të plotë, ndërsa më 4 prill, përsëri dëshmitari është takuar me dy të dyshuarit.
“Është rënë akord që dëshmitari të jep 20,000 euro si garanci që të pranojë pacientin në spital, ndërsa nëse i dyshuari i parë “me kontrollet e tij” vërteton se pacienti ka edhe patundshmëri të tjera, ajo patundshmëri të shitet dhe të sigurohet shuma e kërkuar prej 100,000 euro. Sipas kësaj marrëveshjeje, më 08.04.2025, gruaja dëshmitare është takuar me të dyshuarin e dytë, i cili ka hyrë në veturën e saj dhe në emër të drejtorit ka pranuar shumën prej 20,000 eurove, me çka, në vendngjarje është kapur nga ana e zyrtarëve policor”, thonë nga Prokuroria Publike.
Muhsin Arifi, në krye të Geriatrisë erdhi në korrik të vitit të kaluar, si kuadër i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu