Skandalet në Urbanizëm të Tetovës reagon edhe udhëheqësi Rilind Selmani

Pas shkrimeve tendencioze në disa media në lidhje me ndërtimet e reja dhe ndryshimet që po pëson plani detal urbanistik në Tetovë, ka reaguar Rilind Selmani, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Tetovës. Përmes një postimi publik, ai ka hedhur poshtë akuzat dhe ka theksuar se komuna po punon intensivisht për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.

“Tetova po zhvillohet – prandaj po sulmohet”, thekson Selmani në reagimin e tij, duke akuzuar kundërshtarët politikë për përhapje dezinformatash. Ai shton se ata që për vite të tëra e kanë bllokuar zhvillimin e Tetovës, sot nuk mund të përballojnë ndryshimet pozitive që po ndodhin në qytet.

Në deklaratën e tij, Selmani liston një sërë projektesh të realizuara dhe në proces, përfshirë:

-Finalizimin e 6 planeve detale urbanistike, me 10 të tjera në ministri dhe 15 në procedurë,

-Nisjen e punës për Planin Gjeneral Urbanistik, i paprekur që nga viti 2003,

-Përfshirjen e një rrjeti të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit,

-Fitimin e një granti prej 40 milionë euro nga Banka Botërore për ndërtimin e kolektorit të qytetit,

-Mbi 2500 lëndë të përpunuara për shpronësime dhe 3000 raste legalizimi të zgjidhura,

-Vendosjen e sporteleve funksionale për urbanizëm, financa dhe shërbime të tjera komunale.

Sipas tij, këto investime janë pjesë e vizionit për një Tetovë të planifikuar dhe të zhvilluar, me më shumë se 30 rrugë të asfaltuara, 15 projekte të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe mbi 15 milionë euro investime të planifikuara për vitin 2025.

“Qytetarët do të flasin qartë në ditën e zgjedhjeve – sepse kur punon me rezultat, s’ka kush guxon të të dalë përballë,” shkroi Selmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu