Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 16:25 në afërsi të liqenit të Treskës është arrestuar shtetasi polak, 59-vjeçari L.V.P., shkruan TV21. Nga MPB shtojnë se i njëjti është kapur duke transportuar ilaçe për të cilat nuk kishte dokumentacion përkatës.
“Ai u kap në automjetin e pasagjerëve “Mercedes”, me targa polake dhe gjatë kontrollit u konstatua se nuk kishte vendbanim të regjistruar në vend, ndërsa gjatë kontrollit u fjet një sasi e madhe e ilaçeve në formë tabletash, pa dokumentacion përkatës për i origjinën dhe transportin e tyre”, shtojnë nga MPB./tv21.tv