Shtatori përplas të mëdhenjtë dhe dhuron magji, nis epoka e re në Uefa Champions League!

Gjate zbulimit te Epoka e re e UEFA CHAMPIONS LEAGUE ka mbërritur dhe shtatori shënon pikënisjen e një sezoni që premton futboll të klasit botëror, ekskluzivisht në TRING, platformën më të madhe sportive në Shqipëri.

Pas më shumë se dy dekadash, formati është zgjeruar dhe me 17 shtator nis një nga fazat e reja, Faza e Ligës, ku skuadrat do të jenë 36 dhe secila prej tyre do të luajë 8 ndeshje. Siç pritej, shorti prodhoi super ndeshje që do të gozhdojnë përpara ekranit miliona shikues.

Skuadrat e mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe superskuadrat italiane, do të sfidohen mes tyre në ndeshje me rivalitet të ndezur. Niveli i lojës nuk ka qenë kurrë kaq i lartë, pasi tani vlen çdo fitore, çdo gol, çdo pikë.

Supersfidat e shtatorit përballin gjigantët e futbollit, për të siguruar një vend në renditjen e fazës së ligës, që mund të themi me plot gojën se do të jetë një turne brenda turneut.

Që në start, mbrëmjen e 17 shtatorit dy superduele, Milani, që kërkon rikthimin te lavdia evropiane, sfidon në San Siro “Reds” të Liverpool-it, ndërkohë që Juventusi i ri dhe plot grintë i Thiago Motës pret në shtëpi luftarakët holandezë të PSV Eindhovenit.

Por, kryendeshja e shtatorit do të jetë ajo mes Manchester City dhe Inter, që do të luhet më datë 18 shtator dhe që shumëkujt do t’i risjellë në mendje finalen e dy viteve më parë. Ndërkohë që një tjetër supersfidë italo-angleze do të jetë ajo mes Atalantës surprizuese dhe Arsenalit mbrëmjen e 19 shtatorit.

Të gjithë magjinë e kompeticionit më prestigjioz të futbollit evropian, do ta ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në kanalet sportive Tring, të cilat mbrëmjet e mesjavave do të shndërrohen në arenën e madhështisë absolute. Për herë të parë, në sezonin 2024-2025, përpos së martës dhe së mërkurës, do të luhet edhe të enjteve. Kurrë më parë kaq shumë ndeshje, kurrë më parë kaq shumë futboll elitar.

Ky shtator do të jetë plot emocione për tifozë të mëdhenj e të vegjël dhe do të dhurojë një spektakël të vërtetë, të cilin mund ta përjetoni vetëm përmes platformës TRING SPORT, platformës më të madhe sportive në vend, por edhe platformës me propozimin më të pakrahasueshëm, të përshtatshëm për të gjithë.

Le të fillojë shfaqja më e bukur në botë, vetëm në Tring Sport!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu