Shqiptarja Florida Doçi, në krye të hulumtimeve për inteligjencën artificiale në Microsoft

Florida Doçi është një tjetër histori suksesi shqiptare, që ka arritur në një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë – Microsoft.

Ajo ka përfunduar studimet e larta në universitetin e Windsor-it, ku u diplomua në dy fusha: Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji, transmeton Syri. Aktualisht, ajo është një nga hulumtueset kryesore të inteligjencës artificiale (AI) në Microsoft, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të AI për produktet e kësaj kompanie globale.

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa e emocionuar jam që po bashkohem me Microsoft si hulumtuese kryesore, ku do të ndihmoj në sjelljen e inteligjencës artificiale në hapësirat bashkëpunuese të Microsoft. Microsoft u mundëson miliarda njerëzve anembanë botës të jenë produktivë, krijues, të qëndrojnë të lidhur dhe të arrijnë më shumë dhe nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të bërë një ndikim në botë dhe për të ndryshuar jetët e njerëzve sesa përmes një produkti kaq gjithëpërfshirës! Nga kompjuteri im i parë, te llogaria ime e parë në Hotmail (që akoma e përdor!), nga ‘winks’ dhe ‘nudges’ në MSN Messenger te telefonatat pa fund në Skype me familjen dhe miqtë, nga detyrat e shumta dhe punimet akademike të konceptuara në Word, te projektet e kërkimit të analizuar në Excel dhe të gjitha posterat, prezantimet dhe portofolët e ilustruar në PowerPoint, produktet e Microsoft kanë qenë një shoqërues i vazhdueshëm i ëndrrave, ambicieve dhe arritjeve të mia gjatë jetës.”, shkruan Doçi.

Ajo tregoi për fëmijërinë e saj, ku nuk ka pasur kompjuter dhe i është dashur të vizatojë ekranet.

“Kështu që bashkimi me Microsoft është jo vetëm një arritje profesionale për mua, por edhe një moment i jashtëzakonshëm për atë vajzën e vogël që u rrit pa kompjuter dhe mësoi MS Office duke vizatuar e memorizuar ekranet dhe komandat. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë bërë përvojën time të intervistimit dhe punësimit në Microsoft të paharrueshme dhe veçanërisht falenderoj Davis Wanless, i cili ka qenë pranë meje në çdo hap! Mezi pres të shkruaj këtë kapitull të ri të karrierës sime në Microsoft”, përfundoi ajo.

Kontributi i saj në fushën e inteligjencës artificiale dhe përkushtimi për të zhvilluar produkte që përmirësojnë përditshmërinë e miliona njerëzve është një shembull frymëzues për të gjithë ata që ëndërrojnë të ndikojnë në botë përmes teknologjisë.

Kujtojmë se përveç Doçit, një nga njerëzit kyç në zhvillimin e inteligjencës artificiale, është edhe Mia Murati, një nga themelueset e OpenAI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu