Shqipëria dhe Serbia do ta organizojnë “Euro 2027”, Duka: Futbolli mund të japë mesazhe paqeje, solidariteti dhe bashkëpunimi”

I pari i futbollit shqiptar, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “TV Klan”, aty ku ka folur edhe për ngjarjen e fundit që ka shkaktuar debate të mëdha.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit me atë të Serbisë, për organzimin e përbashkët të kampionatit europian të vitit 2027, për grupmoshat deri në 21-vjeç.

Pikërisht për këtë ka folur edhe Armand Duka, i cili e ka quajtur si një benefit për futbollin shqiptar, gjersa thotë së kjo do të jetë një “mesazh përtej sportit”.

“E para benefit sportiv është që ekipi jonë i U21 është pjesë e finaleve të europianit, por edhe infrastruktura sportive në Shqipëri ndryshon. Është një benefit tjetër. Bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë i jep një shans më shumë për ta pasur këtë kampionat në Shqipëri sepse merret si një mesazh përtej sportit”, ka thënë fillimisht Duka për “TV Klan”.

Tutje, ai foli edhe për reagimet që kanë ardhur nga çdo anë, duke nisur nga Kosova e të gjitha trojet shqiptare.

Ai i ka quajtur disa si reagime të arsyeshme e disa të tjera si emocionale.

“Padyshim që ka opinione negative pse ne me Serbinë. Padyshim janë ndonjëherë edhe të arsyeshme ndonjëherë edhe emocionale, por ne duhet të mendojmë dhe tejkalojmë këto. Kush më mirë se futbolli mund të japë mesazhe paqeje, solidariteti dhe bashkëpunimi”, përfundoi ai.

Shqipëria po kthehet në vëmendjen e UEFA-s, e cila të martën e kësaj jave vendosi që të organizojë në Tiranë mbledhjen e komitetit ekzekutiv.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu