Shpërthen dhu’na në Kuvendin e Serbisë, rr*hen pozita dhe opozita

Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë ka ndodhur përleshje fizike mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Në incident, përveç deputetëve, kanë marrë pjesë edhe ministrat e qeverisë, të cilët janë ndarë nga sigurimi parlamentar.

Kryekuvendarja serbe, Ana Bërnabiq, ka ndërprerë seancën, por incidentet në sallë kanë vazhduar edhe pasi ajo ka urdhëruar pushim.

Deputetët e opozitës serbe paraprakisht kishin paralajmëruar se do të bllokojnë punën e Kuvendit për shkak se kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, refuzoi kërkesën e tyre për caktimin e seancës për diskutimin e mosbesimit ndaj Qeverisë, pas aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, ku u shemb çatia si pasojë e së cilës vdiqën 15 persona.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviq, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për aksidentin, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Klankosova.tv.

Incidentet nisën në momentin kur në sallë hynë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe ministrat e qeverisë.

Deputetët e opozitës mbanin pankartat ku shkruhej “korrupsioni vret” dhe “ju janë gjakosur duart”, dhe me thirrjet “vrasës”.

Ata kanë vendosur edhe një pankartë me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin janë pikturuar duart e tij me ngjyrë të kuqe.

Në pamjet e publikuara në mediat serbe,mund të shihet momenti i shpërthimit të dhunës në parlament.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu