Shkupi më 1919: Zero për qind maqedonas, 81.31 për qind e popullsisë shqiptarë!

Shkupi dhe rrethina e tij i takojnë territorit të Dardanisë antike, përkatësisht trungut iliro-shqiptar të Kosovës historike. Në dy dekadat e fundit të shekullit XIX, deri në vitin 1912, Shkupi ushtroi funksionin – statusin e kryeqytetit administrativ përbrenda një territori prej 32.000 kilometrave në katrorë të Vilajetit të Kosovës.

Pas pushtimit dhe aneksimit serb të Kosovës më 1912, Shkupi mori statusin e Qarkut të cilin e vazhdoi edhe gjatë pushtimit dhe administrimit bullgar (1915-1918).

Pozita gjeostrategjike ka ndikuar që ky qytet të tërheq vëmendjen e pushtuesve të ndryshëm, si qendër e rëndësishme administrative dhe udhëkryq i lidhjeve ekonomike, shoqërore dhe kulturore ndërmjet popujve të Evropës dhe më gjerë. Udhëpërshkrues, diplomatë e studiues të huaj, në vlerësimet e tyre kanë dhënë prova të rëndësishme historike, arkeologjike, demografike dhe kulturore të shqiptarësisë së Shkupit.

Paralelisht me ndryshimet administrative, demografia e Kosovës ka zgjuar interes të madh në qarqe të ndryshme gjatë shekullit XIX dhe dy dekadat e para të shekullit XX. Pos organeve administrative osmane që bënë regjistrimin e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, edhe organet administrative serbe, malazeze, bullgare e austro-hungareze hartuan statistika të popullsisë së Kosovës në harkun kohor të viteve 1913-1918.

Në të gjitha këto statistika, popullsia shqiptare përbën shumicën e popullsisë së Kosovës, madje edhe shumicën e popullsisë së Shkupit dhe viseve përreth. Në këtë kontekst, në studimet demografike dhe historike, zgjojnë interes edhe statistika të popullsisë së Kosovës, rrjedhimisht edhe të kryeqendrës historike të saj, Shkupit, të hartuara nga qarqe e organizata intelektuale dhe politike shqiptare. Në mesin e tyre zë vend të rëndësishëm edhe një statistikë e popullsisë së Kosovës e hartuar me objektivitet nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Ky Komitet, i cili u formua më 1 maj të vitit 1918 në Shkodër, ishte një organizatë shqiptare në gjirin e së cilës u mblodhën e vepruan intelektualë e prijës të shquar shqiptarë nga Kosova dhe vise të tjera shqiptare. Qëllimi i këtij Komiteti ishte çlirimi dhe bashkimi i Kosovës (Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Tetovës, Gostivarit, Kaçanikut, Ferizajt, Gjilanit, Prishtinës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Pazarit të Ri, Rozhajës, Pejës, Plavës, Gucisë, Gjakovës, Prizrenit) me Shqipërinë. Që në momentin kur përfundoi Lufta e Parë Botërore (nëntor 1918), në janar të vitit 1919 Fuqitë Aleate (SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Italia) u mblodhën në Paris, për të vendosur mbi paqen në Evropë e rrjedhimisht edhe ndryshimin e kufijve të saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu