Një 17-vjeçar është goditur nga rryma ditën e djeshme, teksa ishte ngjitur mbi një vagon cisternë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
Sipas burimeve policia ka bërë të ditur se pas ngjarjes, vagoni ka marrë flakë dhe i riu është transportuar në Qendrën Spitalore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.