Sonte në shtëpinë e bardhë shkalloi kokëkashta dhe Trapi i Amerikës, duke kërcnuar Zelenskin dhe Ukrainën të pranojë kapitullim pa kushte ( marrëveshje të paqës), njëkohësisht duke e akuzuar viktimën dhe jo agresorin rus Putinin.
Kësaj i thonë kapitullim apo ca më keq akoma siç thotë populli edhe të rreh edhe s’të lë të qash!
Ladutëria dhe ekspansionizmi rus drejt tokave të huaja nuk ka kufi, pasi duket qartë se paskësh dritën e gjelbër të Trapit të Amerikës.
Një nga këto viktima është Ukraina. Por, kush do ta ketë radhën nesër, cila do të jetë viktima e radhës që kokëkashta do ta miratonte me gjakftohtësi çdo invazion rus ndaj të dobtëve, duke i shantazhuar njëlloj si Zelenskin, se duhet ta pranojë humbjen e sovranitetit të tij për shkak të ambicjeve imperialiste dhe gllabëruese kuçedrës ruse mbi shtetet e vogla sovrane.
Kjo ishte rrëfenja mbi drejtësinë e superfuqive dhe mbi imperializmin amerikano-rus që luajnë mbi kurrizin shteteve sovrane.