Shfaqjet shkollore për 28 nëntorin! Nesër Inspektorati i Arsimit zbarkon në Shkollën e Çellopekut të Tetovës!

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, paralajmëroi se nesër Inspektorati Shtetaror i Arsimit do ta vizitojë Shkollën Fillore “7 Marsi” në Çellopek të Tetovës, për ta shqyrtuar përgjegjësinë për organizimin e shfaqjes shkollore, ku nxënësit ishin veshur, sic thotë Janveska, me uniforma me emblema të grupacioneve joformale ushtarake.

Ministrja Janevska, gjatë një prononcimi për Tv24, ka deklaruar se Inpektorati do ta shqyrtojë përgjegjësinë e drejtorit, mësidhënësve dhe ekipit profesionist të shkollës.

VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

“Do të kontrollojmë nëse ka keqpërdorim të nxënësve, nëse shfaqja është pjesë e programit arsimor dhe kush e ka lejuar. Nëse ka program për multikulturalizëm, për shkak se në vend të bashkëjetesës dhe demokracisë përhapet urrjetja dhe promovohet militantizmi? Përse nuk kremtohen heronjtë e përbashkët të historisë?

Paralajmërimet dhe deklarata e Ministres ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion.

“Hakërrimi i ministres së Arsimit nga pozicioni i të fortit, se do të merren masa të rrepta për shkollat që organizojnë shfaqje duke sjellë në mendje luftëtarët e tyre të lirisë, është krejtësisht ksenofobe dhe pa fijen e respektit ndaj bashkështetasve të vet shqiptarë” – thuhet në reagimin e Vjollcë Berishës së ASH-së.

Kështu ka reaguar Vjollcë Berisha, e cila përmesë një posti më facebook ka shkruar që ajo duhet ta dijë më së mirë se edhe lufta, edhe pasojat, edhe ushtria e armët erdhën për shkak të mënyrës armiqësore, ksenofobe, plot të meta trashëguar nga sistemi jugosllav i mosnjohjes së shqiptarëve si komb shtetformues.

VJOLLCË BERISHA

“Ajo duhet ta dijë më së mirë se edhe lufta, edhe pasojat, edhe ushtria e armët erdhën për shkak të mënyrës armiqësore, ksenofobe, plot të meta trashëguar nga sistemi jugosllav i mosnjohjes së shqiptarëve si komb shtetformues, erdhi nga zemërngushtësia dhe paaftësia e shtetit të ri për ta mbajtur veshur petkun e udhëheqësit të moderuar, demokrat, pa paragjykime, me nivel e kulturë evropiane”.

Kujtojmë se me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në shkollën fillore “7 Marsi” në Çellopek të Tetovës, sikurse në shumë shkolla tjera gjithandej vendi, u organizua shfaqje e përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle ku u panë edhe nxënës të veshur me uniforma të UÇK-së. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu