Shefja e kabinetit të Izet Mexhitit, ndaj deputeteve shqiptare: Lopë në Kuvend

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dënonuar ashpër gjuhën e turpshme dhe denigruese të përdorur nga Sarana Ademi, shefja e kabinetit të Izet Mexhitit, ndaj deputeteve shqiptare. Ky është një sulm jo vetëm ndaj grave në politikë, por ndaj çdo gruaje shqiptare që me dinjitet dhe përkushtim jep kontributin e saj për shoqërinë. Kështu e nis reagimin BDI pasi mbrëmë, Sarana Ademi e Lëvizjes Demokratike, njëherësh anëtare e Komisionit për muzikë në Ministrinë e Kulturës, ofendoi deputetet gra duke i quajtur “lopë”, ndërsa aludoi te deputetet e Frontit Europian. Disa orë më vonë Ademi e hoqi postimin, megjithëse në rrjetet sociale pati reagimi të shumta.

Reagimi i plotë i BDI-së:

REAGIM I BDI PËR FJALORIN OFENDUES TË SARANA ADEMIT: POLITIKA NUK ËSHTË VEND PËR GJUHË TË ULËT

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon me ashpërsi gjuhën e turpshme dhe denigruese të përdorur nga Sarana Ademi, shefja e kabinetit të Izet Mexhitit, ndaj deputeteve shqiptare.

Ky është një sulm jo vetëm ndaj grave në politikë, por ndaj çdo gruaje shqiptare që me dinjitet dhe përkushtim jep kontributin e saj për shoqërinë.

Këto ofendime të ulëta nuk janë as të rastësishme dhe as të papritura – ato janë pasqyrimi i një kulture politike të sëmurë që promovon fyerjen dhe përbaltjen në mungesë të argumenteve dhe vizionit.
E turpshme është jo vetëm gjuha që është përdorur, por edhe fakti se vjen nga një përfaqësuese e një subjekti politik që pretendon të mbrojë interesat e shqiptarëve.

Nuk është hera e parë që eksponentë të grupimeve të dështuara politike përdorin një diskurs të tillë, por historia ka treguar se kush e ka përdorur këtë gjuhë, është zhdukur nga skena politike me turp.

BDI i bën thirrje këtyre partive që të reflektojnë mbi gjuhën që përdor dhe të distancohet menjëherë nga ky lloj komunikimi i shëmtuar. Gratë shqiptare nuk do të ndalen nga asnjë ofendim dhe asnjë përpjekje për t’i ulur ato. Përkundrazi, kjo vetëm sa na bën më të vendosur për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e tyre.

Kujtimi i turpit të saj do ta ndjekë gjithmonë Sarana Ademin për këtë deklaratë, dhe ne do të kujdesemi që mos t’i harrohet asaj dhe partisë që përfaqëson se gjuha e rrugës nuk ka vend në politikë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu