Në takimin e mbyllur për media të ministrit turk me sekretarin amerikan, të pranishëm janë edhe këshilltari i presidentit, Akif Çağatay Kılıç dhe shefi i Drejtorisë së Komunikimeve, Fahrettin Altun
Shefi i diplomacisë turke pret në takim homologun e tij amerikan, Antony Blinken
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Ankara, është pritur në takim nga homologu i tij turk, Antony Blinken, raporton Anadolu.
Në takimin e mbyllur për media të ministrit turk me sekretarin amerikan, të pranishëm janë edhe këshilltari i presidentit, Akif Çağatay Kılıç dhe shefi i Drejtorisë së Komunikimeve, Fahrettin Altun.
Blinken mbërriti në Ankara gjatë ditës së djeshme kur edhe u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Para mbërritjes në Turqi, Blinken ishte për vizitë në Jordani.
Vizita e sekretarit amerikan në Ankara, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, pritet të fokusohet në procesin e tranzicionit pas rënies së regjimit sirian të Bashar Asadit dhe procesit politik të vendit, si dhe për një armëpushim të mundshëm në Rripin e Gazës.
Më 7 dhe 10 dhjetor, Fidan dhe Blinken zhvilluan biseda telefonike ku diskutuan zhvillimet e fundit në Siri.