Nga Lëvizja Demokratike njoftojnë se shef i shtabit zgjedhor i kësaj partie është caktuar Bashkim Hasani, përcjell TV21. Nga LD bëjnë të ditur se Hasani do të jetë edhe pjesë e shtabit zgjedhor të opozitës së bashkuar, VLEN.
“Jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Lëvizja Demokratike në mënyrë aktive është duke zhvilluar përgatitjet për zgjedhjet më të rëndësishme që do të mbahen pas disa muajve. Kryetari i Lëvizjes, Izet Mexhiti në koordinim me anëtarët e Kuvendit themelues dhe koordinatorët, për shef të shtabit zgjedhor ka emëruar Bashkim Hasanin. Bashkim Hasani do të jetë edhe pjesë e shtabit të koalicionit opozitar, VLEN.