Shaqiri e Xhaferi i përgjigjen Kadriovit/ Dyshojnë nëse e thotë të vërtetën apo atë që ndjenë personalisht!

Problemi me shkollën Todor Janev në Çashkë është zmadhuar nga momenti kur ministri i arsimit Jeton Shaqiri, i’a mori kompetencat kryetarit të komunës. Kështu u shpreh për Televizionin 21 deputeti i LSDM-së nga kjo zonë, Muhamet Kadriov. Kadriov thotë se zgjidhja më e mirë është të ndërtohet një shkollë tjetër për nxënësit shqiptarë.

“Zgjidhja është kjo. Së pari t’i kthehen ingerencat kryetarit të komunës. Pastaj ne si politikanë, faktorë të asaj zone, të ulemi dhe ta gjejmë një zgjidhje. Njëra zgjidhje është të ulemi me prindërit nga Çashka, mendoj se do të pranojnë, që derisa ta ndërtojmë shkollën në Banjicë, fëmijët të mësojnë aty. Vetëm se është hapur paralelja dmth. Të vazhdojnë në gjuhën shqipe derisa në Banjicë të bëjmë një objekt. Shkaku pse unë kam qëndruar indiferent është për shkak se kjo mori konotacion politik, jo ta zgjidhin problemin por të bëjnë problem mbi problem.”- deklaroi Muhamet Kadriov – Deputet i LSDM-së.
Mirëpo ministri I arsimit Jeton Shaqiri, dyshon nëse deputeti Kadriov e thotë atë që e ndjenë apo e thotë të vërtetën. Shaqiri thotë se Kadriov për katër vite deputet, asnjëherë nuk ndërmori asgjë për të zgjidhur problemin.
“Deputeti njëherë atë që e thotë, le ta mendojë a e thotë të vërtetën apo atë që e ndjenë personalisht sepse si deputet po I bën tanimë katër vjet, duhet të shohë çfarë ka ndërmarë për katër vjet. Unë jam minister rreth dy vite dhe nuk ka ardhë asnjë ditë deputeti deri te ministria e arsimit, për hapjen e një paralele në shkollën Todor Janev. I bëj thirrje deputetit që çdoherë ka thënë jo nuk është koha, jo nuk është situata por një ditë duhet të ishte ky diskutim që duhej hapur.”- tha Jeton Shaqiri – Ministër I Arsimit.
Deklaratat e deputetit Kadriov ka habitur edhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

“Për keqardhje që lexoj sot rastësisht që deputeti I asaj zone nga radhët e LSDM-së, I përkatësisë shqiptare nga ajo zone që është zgjedhur nga ato qytetarë është bashkërenditur në pengim. Në kontekst të kompetencave qeveritare, në suaza të qeverisë është kompetencë, një pjesë komunale, pjesa tjetër e ministries. S’do mend që në bazë të rregullave dhe procedurave do të bëhen të gjitha veprimet që të sigurohet me çdo kusht që secili cep secili nxënës të shfrytëzojë të drejtën, me kusht që të meren kompetencat e komunave përkatëse.”- tha Talat Xhaferi – Kryetar I Kuvendit.
Përndryshe protestat në Çashkë filluan qysh para tre javëve, pasi në shkollën Todor Janev u mor vendimi për hapjen e paraleles shqipe. Deri tani nxënësit shqiptarë në këtë shkollë mësonin në gjuhën maqedonase. Prindërit protestues nuk lejojnë fëmijët e tyre të ndjekin mësimin, por gjithashtu pengojnë mësimdhënësit dhe drejtoreshën të kryejnë punën e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu