Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senator republikan, Thom Tillis dënoi ashpër veprimet e presidentit amerikan, Donald Trump për të arritur një armëpushim me homologun rus, Vladimir Putin për Ukrainën.

Më herët, Trump e quajti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn “diktator” në rrjetet sociale dhe pretendoi se veprimet e tij “shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve pa nevojë”, duke kritikuar ndihmën financiare të SHBA për Ukrainën gjatë mandatit të presidentit Joe Biden.

Tillis, senator republikan, shprehu mbështetjen për liderin amerikan, por theksoi qartë se nuk përkrah asnjë qëndrim që do të justifikonte veprimet e Putinit.

“Jam republikan. Mbështes presidentin Trump dhe besoj se shumica e politikave të tij për sigurinë kombëtare janë të drejta. Por, kushdo që mendon se ka hapësirë për Vladimir Putinin në një botë të qëndrueshme, le të shkojë në Ukrainë dhe të shohë pasojat e veprimeve të tij”, tha Tillis. Ai shtoi se e konsideron Putinin “një kancer dhe kërcënimin më të madh për demokracinë gjatë gjithë jetës së tij”.

Tillis ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të ndihmës për Ukrainën që nga fillimi i luftës dhe ka kritikuar shpesh Putinin, duke e quajtur “vrasës”. Ai u kthye së fundmi nga një vizitë në Ukrainë, ku ishte dëshmitar i shkatërrimeve të luftës. Gjatë një seance në Senat, ai foli para një fotografie të një varri masiv, duke theksuar brutalitetin e forcave ruse.

“Putini po i lejon trupat e tij të hyjnë në qytete dhe të vrasin civilë, pa dallim. E kam parë me sytë e mi. Shkoni në Bucha dhe shikoni një komunitet të madh sa qyteti juaj i lindjes të shndërrohet në një varrezë masive”, tha ai.

Senatori amerikan mendon ndryshe nga Trump, Wicker: Putin është kriminel lufte, duhet të burgoset ose vritet
Lexo po ashtu
Senatori amerikan mendon ndryshe nga Trump, Wicker: Putin është kriminel lufte, duhet të burgoset ose vritet
Tillis deklaroi se nuk është i shqetësuar për vazhdimin e ndihmës amerikane për Ukrainën, por theksoi se është përgjegjësi e ligjvënësve të shpjegojnë pse ajo është e domosdoshme. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka folur me Trumpin që nga marrja e detyrës, por ka komunikuar me bashkëpunëtorët e tij.

Ndryshe, Senatori dhe Kryetari i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura, Roger Wicker, republikan nga Misisipi, bëri një vlerësim të ashpër ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, duke deklaruar se diktatori duhet të përballet me ekzekutim dhe jo me negociata.

Deklaratat e Wickerit erdhën pas një takimi midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve rusë në Arabinë Saudite për të diskutuar luftën në Ukrainë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu