Reagimi i plotë i Sefer Selimit:
Ndryshe nga ky “fenomen”, mjaftoi një fotografi e ambasadorit të Shqipërisë me eksponentë të partive që nuk janë në koalicion me Mickoskin, dhe menjëherë mediat e figurat politike nga qeveria e RMV-së u ngritën për të dënuar “ndërhyrjen në punët e brendshme”. Madje, në kor me ta u bashkuan edhe disa figura me “peshë politike”, të cilat prej kohësh dergjen në katakombet e politikës, duke kërkuar me ngulm një riinkarnim politik, por pa mundur të gjejnë as formën dhe as mënyrën për t’u rikthyer në skenë. Edhe kjo do të kalojë – ndoshta, si gjithmonë, duke i shpëtuar prapë Stoilkoviçit…