Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike, nëse Izet Mexhiti del nga Qeveria, ndoshta edhe ai mund të bëhet pjesë e qeverisë.
“Në këtë drejtim, në një situatë të tillë hipotetike, mos ndoshta vjen puna që Izeti dhe këta të tjerët të dalin nga qeveria dhe të bëhen pjesë e Frontit dhe jo Arbeni?”, tha Sela.
TV21: Shqiptarët thonë se hajgarja është gjysma e së vërtetës. Po bëni hajgare apo po e thoni vetëm gjysmën të vërtetën?
“Jo more, unë po them në mënyrë hipotetike të ndodh edhe kjo, mund të ndodh apo?”, tha Sela.