Sekuestrohet një Lamborghini, shofer ishte një 11 vjeçar

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë Lamborghini në Prizren, pasi që ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa me atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai.

Policia thotë se gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur vetura ka qenë pa tabela të regjistrimit dhe poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit.

“Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, pronarit i shqiptohet një gjobë
Prizren, 22 Nëntor 2024.

Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa.

Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai.
Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit, poseduesi I mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit.

Nga policët në detyrë prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar , I njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar sigurt si dhe për të mbajtur rend dhe qetësi si dhe rregull në komunikacion”, ka shkruar Policia e Kosovës. /21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu