SEANCA PËR VULAT E “ALEANCËS PËR SHQIPTARËT”

Sot u mbajt seanca e radhës për të vendosur mbi çështjen e vulave të partisë “Aleanca për Shqiptarët”, por vendimi përfundimtar nuk u mor pasi gjykatësi shtyu seancën për më 13 dhjetor. Në seancë, avokati që përfaqëson krahun e Arben Taravarit akuzoi palën tjetër për mosrespektim të statutit të partisë. Ai pretendoi se kryesia qendrore kishte marrë vendime në mënyrë të kundërstatutar, duke argumentuar se shumica nuk ishin të njoftuar.

Ndërkohë, për muaj të tërë, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela ka akuzuar Taravarin për shkeljet statutare të partisë. Sela më herët ka theksuar se kryesia qendrore është organi që thërret kongresin, dhe sipas tij, në kongresin e mbajtur pak para zgjedhjeve, ai u zgjodh kryetar me shumicën e votave nga delegatët.

Krahu i Selës pyesin se me çfarë nënshkrimesh pala tjetër ka thirrur kongres, duke qenë se, sipas statutit, kongresin mund ta thërrasë vetëm kryesia qëndrore, dhe ky proces, sipas tyre, është ndjekur saktësisht nga krahu i Selës, kurse Taravari vetëm po bën farse.

Me shtyrjen e vendimit, çështja e vulave të partisë “Aleanca për Shqiptarët” mbetet e hapur dhe pritet që të dyja palët të vazhdojnë përplasjet deri në seancën e ardhshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu