Shkruan Nedai Saoli:
Rikthehen dekleratet shovene ndaj gjuhës shqipe!
Sot kemi patur rastin të dëgjojmë “xhevahire të reja” nga qeveria e re e mentalitetit të vjetër shoven, përmes ministres së Arsimit Janevska, si shprehje dhe dukuri të së kaluarës përmes shovinizmit dhe të përdhosjes të identitetit kombëtar shqiptar, ku me ç’rast shovinistja Janevska përdhosi dhe denigroi gjuhën shqipe si gjuhë e huaj.
Le të na shpjegojnë trimat vlenistë çdo të thotë gjuhë e huaj e bashkësive etnike, pasi janë angazhuar se gjuha shqipe do të ngelet gjuhë zyrtare!
Por, ja çudia me lojën për ndryshimin nuk zgjati shumë me trimat e VLEN-it, ku pa mbushur dy muaj të qeverisjes dolën në sipërfaqe dekleratat shovene dhe mohuese të ministres Janevska për mosekzistimit të gjuhës shqipe si gjuhë jo zyrtare.
Pushteti maqedon e kishte mbajtur këtë qëndrim shoven edhe me DUI- n por në mënyrë të maskuar.
Shovinizmi i hapur i komitëve ndaj gjuhës shqipe tashmë e rinxorri kokën, ku vlenistët s’kanë parë gjë akoma pasi në të ardhmen komitët edhe më tej do të na surprizojnë me denigrime dhe përdhosje të identiterit kombëtar.
A ishte ky ndryshimi o shokë vlenistë?
Përgjigjuni nëse keni këllqe t’i kërkoni llogari ministres shoveniste të Arsimit Janevska, nëse jo ahere sa VLEN lëkura juaj!
A ishte ky ndryshimi që do të ndodhte me VLEN-in dhe me komitët e Mickos!