Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit – askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën!

Në liqenin e Bardaçës afër Banja Lukës, është organizuar Gastro Fest, ku ka ndodhur një incident interesant, ku aktorët kryesorë ishin anëtarët e shoqatës “Veteranët e Mbrojtjes dhe Luftës Patriotike” dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Siç raporton klix.ba, helikopteri nga i cili doli presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, u ul në livadhin në Bardaça, pranë vendit ku aktualisht po mbahet Gastro Fest, por jo gjithçka shkoi ashtu siç priste, transmeton Telegrafi.

Duke kaluar pranë tendës ku ishin mbledhur anëtarët e shoqatës “Veteranët e Mbrojtjes dhe Luftës Patriotike të RS”, Dodik u afrua për t’i shtrënguar duart, por veteranët nuk pranuan t’i jepnin dorën.

Incidenti filloi të marrë përmasa të rënda pasi veteranët e luftës filluan t’i fishkëllenin dhe t’i bërtisnin Dodikut ‘Ua’, pas së cilës presidenti i Republika Srpskas u kthye dhe u tregoi gishtin e mesit.

Pas largimit të Dodikut, dy burra nga rrethi i tij iu afruan luftëtarëve, njëri prej të cilëve veproi në mënyrë agresive dhe në fund u parandalua një incident i mundshëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu