Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë

Numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë ka arritur në të paktën 158, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për gjetjen e të mbijetuarve.

Të martën, Spanja u godit nga një stuhi e fuqishme me shira të rrëmbyeshëm që përmbytën shtëpi, duke goditur më së rëndi rajonin lindor të Valencias.

Sipas ekipeve të shpëtimit në Valencia, në këtë rajon janë gjetur 155 trupa të pajetë. Ndërkaq, zyrtarët në Kastilla La Mança dhe në Andaluzi thanë se janë regjistruar edhe tri viktima në këto dy rajone.

Paraprakisht gjatë 31 tetorit, zyrtarët kishin thënë se numri i viktimave ishte 95, por duke pasur parasysh numrin e lartë të personave të zhdukur, ky numër pritet të rritet.

“Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe ndiqni udhëzimet e shërbimeve të emergjencës. Tani më e rëndësishmja është që të shpëtojmë sa më shumë njerëz që mundemi”, u tha kryeministri spanjoll banorëve të zonave të prekura.

Mbreti Felipe VI paralajmëroi se ekipet e shpëtimit ende po punojnë në rajonet në lindje dhe jug, të cilat u parashikuan të përballen nga moti me shi të enjten.

Ekipet e shpëtimit, të mbështetura nga mbi 1.200 trupa kanë vazhduar punën për të gjetur të mbijetuar dhe për të pastruar rrugët.

Qindra persona të prekur nga vërshimet janë vendosur në strehimore të përkohshme, teksa transporti rrugor dhe hekurudhor është ndërprerë gjerësisht.

Autoritetet thanë se do të duhen tre javë që të rihapet një autostradë që lidh Madridin me Valencian, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore.

Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po bëjnë që ngjarje të motit ekstrem të jenë më të shpeshta, më intensive dhe të zgjasin më shumë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu