Rikthehet kaosi në transportin publik/ Qytetarët presin me orë të tëra autobusët

Tashmë shtatë javë transportuesit privatë nuk kanë marrë asnjë denarë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik për shpenzimet që kanë. Mungesa e parave ka detyruar transportuesit privatë që shumë autobusë t’i heqin nga qarkullimi duke shkaktuar kaos dhe duke lënë qytetarët të presin me orë të tëra. Sipas qytetarëve të anketuar më problematikë janë autobusët në linjat 9, 19 dhe 20.

“S’ka të rregullt, pse e për çka nuk e di”, tha një qytetar.

“20 minuta jam duke prit, rregullisht nuk ka”, shtoi një qytetar.

“Nuk ka, me orë të tëra presim, nuk ka as 20 e as 19. Si po gjendeni? Me taksi. A keni biletë mujore? Po, kam biletë mujore dhe paguaj taksi, shumë vështirë. Sa paguani në muaj? 1.400 denarë. Sa paguani për taksi? 50 denarë në një drejtim. Në përgjithësi, sa shpenzoni vetëm për rrugë? Rreth 2 mijë denarë për taksi, gjithsej rreth 3.600 denarë vetëm për transport”, tha një qytetare.

Sipas informacioneve të Alsat, NQP ka mbi 40 milionë denarë borxh ndaj transportuesve privatë. Qytetarët shprehen të revoltuar se bëjnë shpenzime shtesë pavarësisht biletës mujore që kanë. Gjithashtu Alsat mëson se në rast të mos shlyerjes së borxheve linjat e autobusëve do të reduktohen edhe më shumë. Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik nuk morëm asnjë përgjigje për këtë problematikë. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu