Richard Grenell, përfundimisht “larg shqiptarëve”? Trump do e caktojë të dërguar të posaçëm për konfliktin Rusi-Ukrainë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump po shqyrton sipas agjencisë së lajmeve Reuters mundësinë që Richard Grenell, ish-shefi i tij i inteligjencës, të caktohet i dërguar i posaçëm i administratën së re për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Grenell, i cili ka shërbyer si ambasador amerikan në Gjermani, më pas si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si shef për inteligjencë kombëtare në mandatin e parë të Trumpit si president, në periudhën 2017-2021, konsiderohet se mund të luajë një rol kyç në përpjekjet e Trumpit për të ndalur luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë.

Edhe pse aktualisht nuk ekziston një pozicioni në administratën amerikane e dedikuar për t’i dhënë fund kësaj lufte, Trump është duke konsideruar krijimin e një posti të tillë, e pohuar kjo nga katër burime të afërta me këto zhvillime. Grenell ka bërë thirrje më parë për krijimin e të ashtëquajturave “zona autonome” si mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit ndërsa e ka lënë të kuptohet se nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO në një të ardhme të afërt. Pikërisht një ide e tillë ishte ajo që nxiti pushtimin brutal të Moskës ndaj vendit fqinj.

Pavarësisht raporteve në media, Karoline Leavitt, zëdhënëse e Trumpit në këtë periudhë transizioni, nuk e ka konfirmuar hapur një emërim të tillë, por e bërë të qartë se president ii zgjedhur do t`i bëjë vetë publike vendimet e tij, sic ka ndodhur deri tani me emrat e disa figurave që ka nominuar për pozicione kryesore në administratën e tij të ardhshme, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu