Redoni reagon për raportin Egli-Gjesti: ‘Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer’

Edhe pse qëndrimi i tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ishte i shkurtër, Redon Berani tregoi një interes të dukshëm për Eglin. Megjithatë, pas largimit të tij, duket se Egli ka zhvendosur vëmendjen e saj tek një tjetër konkurrent, Gjesti, duke lënë pas ndjenjat e Redonit.

Pas afrimit të dukshëm mes Eglit dhe Gjestit, Redoni ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim të fundit, ai ka ndarë një video të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku dëgjohet duke thënë:

“Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer, mendja ime është e rënduar, por jo e turbulluar.”

Postimi ishte shoqëruar me mbishkrimin simbolik: “Gjendja emocionale.”

Megjithëse dukej i prekur, Redoni ka mbajtur një qëndrim pozitiv për marrëdhënien e dy konkurrentëve. Në një postim tjetër, ai ka shpërndarë një foto të Eglit dhe Gjestit së bashku, duke shkruar:“Sidoqoftë, ata mbeten dy lojtarët e mi favorit.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu