Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, reagon pas sulmeve të pushtetit dhe mediave
Pas kritikave dhe akuzave të ngritura ndaj tij nga eksponentë të pushtetit dhe disa media, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, ka reaguar publikisht.
Në një deklaratë të bërë në rrjetet sociale, Mejdani theksoi se puna dhe përkushtimi i tij për përfaqësimin e Shqipërisë nuk do të lëkunden nga zhurmat dhe sulmet e ndryshme.
“Fjalët kalojnë, puna mbetet. Vizioni nuk tronditet nga zhurma – vetëm forcohet. Përkushtimi im mbetet i palëkundur: të përfaqësoj Shqipërinë me dinjitet. Përpara, me të njëjtin ritëm!” – shkroi ai.
Ky reagim vjen në një moment kur polemikat për rolin e tij diplomatik kanë marrë vëmendje të madhe në skenën politike dhe mediatike në Maqedoninë e Veriut.