Qeveria Kurti me notë të dobët në diplomaci! Për katër vjet, asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Njohja nga Izraeli vazhdon të jetë e njohja e fundit e pavarësisë së Kosovës që nga shkurti i vitit 2021. E mungesa e njohjeve të reja e mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare po vlerësohen si ngecje e Kosovës në politikën e Jashtme. Analistët politik, këtë Qeveri e cilësuan si më të dobëtën në këtë aspekt.

Qeveria Kurti gati po përfundon mandatin por ende nuk ka siguruar asnjë njohje të re dhe asnjë antarësim në organizata ndërkombëtare, pavarësisht asaj që gjasat që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës ishin të mëdha. Ndërkohë njohja e fundit Kosovës i erdhi nga Izraeli më 1 shkurt të vitit 2021.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk u përgjigj në pyetjet tona lidhur me këtë temë, por është ish-drejtori i Departamentit për Amerikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Disaporës, Albert Prenkaj, njëherësh njohës i kësaj fushe, i cili vlerëson kjo qeveri nuk pati strategji të fokusuar në sjelljen e njohjeve të reja për vendin.

“Nuk shoh asnjë përpjekje të politikës së jashtme të Kosovës që të kërkoj njohje të reja madje kemi pasur edhe tendenca të çnjohjeve mirëpo prap me ndërmjetësimin e vendeve mike kjo çnjohje u ndalua. Kemi një anamnezë të politikës së jashtme e cila flet për një vetizolim dhe vetvetiu ky izolim ka ardhur nga politika të cilën e ka udhëhequr kryesisht kryeministri Kurti së bashku me ministrën e punëve të jashtme, Donika Gërvalla”, Albert Prenkaj për rtv21.

Në sytë e analsitëve politikë Qeveria Kurti shihet si më e dobëta në fushveprimtarinë diplomatike. Analistja politike, Magbule Shkodra, vlerëson se Kosova nuk ta marrë seriozisht politikën e jashtme për për ta prezantuar vendin sa më mirë dhe me sukses në skenën ndërkombëtare.

“Kjo Qeveri nuk e ka as edhe një njohje, asnjë një. Qfarë të flitet më shumë, të tjerat kanë pasur njohje një, dy, sa kanë qenë por ka pasur diqka. Qeverisja e tanishme ka dështuar. Edhe veprimeve në veri sikur të ju printe një diplomaci e organizuar, e informimit të shtetit kyq ne nuk do të kishim ankesa e gjëra të tillla. Bazuar në atë kjo qeveri ka zero suksese në politikën e jashtme”, tha Shkodra për rtv21.

Që nga shpallja e pavarësisë e deri më tani Kosova është njohur nga 117 shtete.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu