Pse Rita Ora nuk ka qenë kurrë në Sunny Hill, çka thotë Dukagjin Lipa

I ati i Dua Lipës dhe themeluesi i Festivalit ‘Sunny Hill’, Dukagjin Lipa, ka treguar detajet e edicionit të këtij viti. Ai ka treguar se festivali nis të enjten, 25 korrik, në orën 14:00 dhe vendi tashmë është bërë një park dhe ka disa skena. Edhe Dua Lipa do të jetë në Kosovë gjatë gjithë kohës së Festivalit.

“Artistët tashmë i njohin Kosovën dhe Shqipërinë përmes Sunny Hill, ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, promovojmë vendet e rajonit”, -tha Dukagjini. I pyetur për armiqësinë e heshtur mes Duas dhe Rita Orës dhe nëse do jetë ndonjëherë Rita në Sunny Hill, Dukagjini tha se Rita ftohet çdo vit, por për shkak të angazhimeve të saj, nuk ka mundur të jetë pjesë deri tani.

“Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha kanë jetën e paraaranzhuar. Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”, -u shpreh ai në Radar. Sunny Hill do të mbahet nga data 25 deri më 28 korrik në Sunny Hill Park.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu