Pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat

Mënyra e të fjeturit dhe sasia e nevojshme e orëve të gjumit ndryshojnë shumë nga burrat tek gratë.

Studimet shkencore tregojnë se gratë përballen me pagjumësinë më shumë se burrat.

Kjo besohet të ndodhë për shkak të ndryshimeve hormonale. Për pasojë, gratë kanë më shumë nevojë për gjumë se burrat.

Sipas të dhënave të studimit të Qendrës Kërkimore të Universitetit Loughborough, gratë kanë nevojë mesatarisht për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se burrat.

Përse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat

Truri i grave “funksionon” ndryshe

Ekspertët shpjegojnë se gratë janë mëse të zonja të kryejnë më shumë punë e detyra në të njëjtën kohë.

Rrjedhimisht, ato e lodhin më shumë trurin gjatë ditës dhe kanë nevojë për më tepër gjumë natën.

Gratë flenë më pak gjatë ciklit menstrual

33 për qind e grave në botë thonë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë ditëve të ciklit menstrual.

Për fat të keq, shumica e grave nuk arrijnë dot të kompensojnë orët e humbura të gjumit.

Kjo shkakton një lodhje më të madhe në punë dhe mungesë energjie.

Ekspertët rekomandojnë rritjen e nivelit të melatoninës dhe fjetjen më herët në mbrëmje.

Triptofani është substanca që rrit nivelin e melatoninës për gjumë të mirë dhe gjendet tek ushqime si bulmeti, arrorët, thjerrëzat dhe orizi.

Mungesa e gjumit ndikon në kujtesën e grave

Mungesa e gjumit përkeqëson kujtesën si tek burrat ashtu edhe tek gratë, por tek këto të fundit, ndikimi është më i madh.

Shkencëtarët rekomandojnë dremitjen gjatë ditës për të përmirësuar kujtesën dhe vëmendjen.

Gratë e bëjnë gjumin më të shqetësuar

Sipas rezultateve të studimeve burrat, kanë tendencën të lëvizin më shumë në shtrat duke prishur gjumin e partneres së tyre.

Shtoni këtu edhe fëmijët e vegjël që tentojnë shtratin e prindërve në kërkim të mëmës dhe situata ndërlikohet më tepër.

Për pasojë, gratë që nuk flenë vetëm kanë nevojë për pak më tepër gjumë.

Dita e një gruaje është shumë e ngjeshur

Gratë mbajnë barrën e rëndë të punëve të shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve.

Kjo ‘punë e papaguar’ kërkon shumë energji dhe i drobit gratë duke rritur nevojën për gjumë.

Si mund të flini më shumë gjumë

Dremisni gjatë ditës kurdo që u krijohet mundësia
Shmangni pijet me kafeinë dhe alkoolin pasdite
Të mbajnë dhomën e gjumit në errësirë dhe të freskët
Të mos përdorin telefonin ose shohin tv të paktën 30 minuta përpara gjumit
Të flenë më herët./ AgroWeb.org

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu