Propozimi për Ligjin e prokurorisë publike / Lloga takon Sllavica Grkovskën

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga realizoi takim koordinues me Zëvendëskryetaren e Qeverisë përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, kryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, Prokurorin Publik të RMV-së, Lubomir Joveski, kryetarët e prokurorive të larta publike dhe PTHP Shkup, koordinatorët e partive më të mëdha politike, përfaqësues nga sektori joqeveritar dhe ekspertë nga Projekti Sundimi i ligjit.

Ndonëse ishte i ftuar edhe koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ai nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme dhe ftesa mbetet e hapur për mbledhjet në vijim, si edhe për të gjitha mbledhjet dhe trupat punues.

Temë e diskutimit ishte propozimi për Ligjin e prokurorisë publike për vendosjen e mbikëqyrjes mbi funksionalitetin e sistemit për ndarjen e lëndëve. Kjo zgjidhje e propozuar ligjore paraqet vazhdimësi të asaj që është bërë para meje, e njëkohësisht me ardhjen time në postin e Ministrit të Drejtësisë, që në fillim të mandatit tim, zotohem për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të prokurorisë publike, si hallkë më e rëndësishme e sistemit të gjyqësorit, tha ministri Lloga.

Në takim u konkludua nevoja për hartimin e ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Ligjin e ri për Administratën e Prokurorisë Publike dhe u konstatua se sistemi aktual informativ ka mangësi dhe nuk jep rezultatet e pritura.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu