Prokurori Ixhet Memeti i dyshuar për mitmarrje, është bastisur shtëpia dhe ambientet e tij të zyrës

Mbrëmë vonë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë bastisje në shtëpinë e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, në Tetovë, si dhe në vendet zyrtare të Prokurorisë.

Dyshohet se Memeti së bashku me gjyqtarin Nake Gorgiev kanë pasur ndikim duke keqpërdorur pozitën e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë në rastin e kërkesës për ryshfet për rrethana lehtësuese për ish-kryetarin e komunës së Novosellës Boro Petrushevski, i cili ndodhet në paraburgim.

Ixhet Memeti konsiderohet i afërt me BDI-në dhe ka qenë Avokati i Popullit për dy mandate. Ai është gjithashtu ish-ministër i Drejtësisë, gjyqtar kushtetues, këshilltar shtetëror në Qeveri dhe anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Nake Gjorgiev është arrestuar dje, pasi është kapur me ryshfet prej 10.000 euro para të markuara. Sipas informacioneve, dyshimi është se gjyqtari Georgiev ka premtuar masa lehtësuese në procedurë gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Novosellës, Boro Stojçev, i cili është arrestuar sërish, kësaj radhe për kontrabandë marihuanë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu