Prokurorët e Prizrenit në orar të punës pinë alkool me të pandehur!

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Musli Gashi, derisa pinte alkool me prokurorin Genc Nixha, më 9 korrik janë takuar me një të dënuar nga shkalla e parë, Reshat Tahiri.
Ora shënon 11 e 40 minuta, e martë e datës 9 korrik.
Në pamje shihet prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Genc Nixha.

Megjithëse në orar zyrtar, ai shihet teksa shërbehet me pije alkoolike, birrë.

Nixha: Axha i madh që është në Prizren, baba i këtij arkitektit (nuk kuptohet), tash po shkon me apliku për më marrë, – dëgjohet të flet Nixha me një person në lokal.

Por, prokurori Nixha nuk është i vetmi.

“Betimi për Drejtësi” është informuar nga burime të ndryshme se në lokalin që gjendet mbrapa Burgut të Prizrenit me emrin “Portal” apo i njohur ndryshe si “Zhuri”, qëndrojnë prokurorë dhe gjykatës, të cilët derisa konsumojnë alkool takohen me të pandehur, me të cilët dyshohet se bëhen pazare me ta.

Për të vërtetuar këto dyshime të ngritura, ekipi hulumtues i “Betimi për Drejtësi” është paraqitur për dy ditë rresht në këtë lokal më 8 dhe 9 korrik.

Gjatë qëndrimit më 9 korrik, Nixha takohet me një të dënuar.

Ai është Reshat Tahiri, i sapo dënuar nga shkalla e parë për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Përveç tyre, në tavolinë pas disa minutave bashkohet edhe prokurori tjetër, Musli Gashi.

Pirja e alkoolit në orar zyrtar del të mos jetë problematike as për të.

Edhe Gashit i shërbehet birrë.

Prokurori Gashi: E shesin lopën e shesin shpijën e vijnë sheshit.

Prokurori Nixha: Njëri gabon.

Prokurori Gashi: E gabon. Qysh je?

I dënuari Reshat Tahiri: Mirë, po po, nom krejt.

Prokurori Gashi: (nuk kuptohet) Genci është pozitiv, po kaniher kështu shpërthen.

I dënuari Reshat Tahiri: Gutet.

VIDEO

VIDEO1

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu