Profesori amerikan: Kosova duhet ta bëjë Asociacionin nëse s’dëshiron shkëmbime të territoreve

Profesori amerikan Alon Ben-Meir ka kërkuar që Kosova të jetë fleksibilie në veprimet e radhës që lidhen me dialogun dhe problemin e pazgjidhur me Serbinë, duke qenë se tashmë në krye të Shtëpisë së Bardhë është Donald Trump.

Ben-Meir ka thënë se nëse Kosova s’do shkëmbime të territoreve, atëherë duhet ta krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe të bashkëpunojë më Serbinë.

midle
“SHBA-të mund të vendosin sanksione, mund të mos e ndihmojnë Kosovën ekonomikisht, mund t’i bëjnë presion BE që të mos e avancojnë Kosovën , mund të bëjnë presion të konsiderueshëm nëse duan dhe prandaj mendoj se s’mund ta injoroni atë që do SHBA-ja”, ka thënë ai për Radio Evropa e Lirë.

“Asociacioni duhet të formohet. Nëse s’doni shkëmbime territoriale, bëjeni Asociacionin. Bashkëpunonim me Serbinë sepse Serbia ka interesa të mëdha në ato komuna meqë janë me shumicë serbe. Andaj duhet treguar fleksibilitet në këtë drejtim”, ka thënë Ben Meir./Express/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu