Prodhonin djath të dyshimtë, gjoba për dy fermerë dhe një kasap!

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjobiti prodhuesit e djathit të paregjistruar dhe të dyshimtë në Prilep dhe Shkup, si dhe një kasap për mosmbajtjen e evidencës ditore të lëndëve të para të përdorura për prodhimin e produkteve të mishit.

Siç informojnë nga AUV, në fshatin Novo Lagovë të Prilepit, një fermer individual është gjobitur për prodhimin e djathit të paregjistruar dhe është urdhëruar të regjistrojë aktivitetin.

Në Prilep gjobë është shqiptuar edhe për një kasap për mosmbajtjen e evidencës ditore të lëndëve të para të përdorura për prodhimin e produkteve të mishit.

Me kontrollet e tyre të rregullta dhe të jashtëzakonshme në tërë territorin e vendit janë dënuar edhe personat fizik në tregun e gjelbër të Shkupit “Bunjakovec”.

“Janë asgjësuar 8 kilogramë djathë, 2 kilogramë kaçkavall, 5 pako mjaltë me huall mjalti në sasi prej 4.5 kilogramësh, të cilat nuk kishin dokument të origjinës”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu