Procedurë hetimore ndaj një 33-vjeçari nga Maqedonia, për vr*sjen e Orhan Bajramit në Greqi

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një personi për vepër penale e cila në Kodin penal të Maqedonisë është paraparë si – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 22, si dhe për prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3.

I dyshuari 33-vjeçar dhe më 15 korrik 2023, në Hanioti të Republikës së Greqisë, së bashku me një person tjetër të panjohur për momentin, me dashje i kanë marrë jetën tashmë të ndjerit Orhan Bajrami dhe ka rrezikuar jetën e katër personave të tjerë.

Pas një marrëveshjeje të mëparshme, i dyshuari dhe bashkëkryerësi i tij kanë mbërritur në kompleksin turistik ku po qëndronte viktima i maskuar dhe i janë afruar derës së hapur të ballkonit të pasmë.

I dyshuari ka shtënë 11 plumba nga arma e zjarrit – pistoletë 7.65 mm me silenciator, ndërsa bashkëpunëtori i tij me një pistoletë të kalibrit të njëjtë ka shtënë edhe 8 plumba në drejtim të viktimës. Nga plumbat, tre kanë përfunduar në trupin e tani të ndjerit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Autoritetet hetimore greke kishin lëshuar një urdhër arresti për të dyshuarin, një urdhër arresti evropian dhe një urdhër arresti ndërkombëtar për dyshimin e veprave penale – Vrasje me dashje me bashkëpunim dhe Vrasje me dashje serike dhe në bashkëpunim në territorin e Republikës së Greqisë. Duke qenë se bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë për të cilin nuk ka mundësi për ekstradim, në bazë të instrumenteve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, autoritetet greke ndjekjen penale e kanë transferuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.

Prokurori publik në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu