Premtimi i Trump: Do të publikoj dokumentat për vrasjen e ish presidentit John Kennedy!

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump deklaroi të dielën se do të publikonte dokumente të klasifikuara në ditët e ardhshme në lidhje me vrasjet e presidentit të SHBA John F. Kennedy, senatorit Robert Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Trump, i cili kthehet në Shtëpinë e Bardhë sot , premtoi gjatë fushatës se do të publikojë dosjet e fshehta të inteligjencës dhe të zbatimit të ligjit për vrasjen e Kennedy në vitin 1963, siç njihet gjerësisht presidenti i 35-të i Amerikës.

“Në ditët në vijim, ne do të bëjmë publike të dhënat e mbetura në lidhje me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, vëllait të tij Robert Kennedy, si dhe Dr. Martin Luther King Jr. dhe tema të tjera me interes të madh publik,” theksoi presidenti amerikan, në një tubim në qendër të Uashingtonit.

Trump nuk specifikoi se cilat dokumente do të publikoheshin dhe nuk premtoi një deklasifikimi të plotë.

Djali i Robert Kennedy dhe nipi i tij , kanë thënë se besojnë se CIA ishte përfshirë në vdekjen e xhaxhait të tij, një akuzë që agjencia e ka përshkruar si të pabazë.

Ish presidenti amerikan u vra gjatë një tubimi në 22 nëntor 1963 në Dallas Teksas.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Taravari s’merr dot as Gostivarin pa ndihmën e Selës apo Ahmetit” – Goxhaj sulmon ashpër: Politikan parazit që riciklohet për interesa personale

Në një prononcim të drejtpërdrejtë në një emision televiziv, Dritan Goxhaj ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Arben Taravarit, duke e cilësuar atë...

Në Koçan sot sërish protestohet për tragjedinë në diskotekën “Pulse”

Për sot në ora 12:05 në Koçan është paralajmëruar marshim i ri protestues nga familjarët e të vrarëve nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Ky është...

Maksuti: Braktisja e Taravarit nga VLENi nuk i shërben as demokracisë, as interesit nacional të shqiptarëve, por as interesit publik

Profesori Mersim Maksuti në facebook profilin e tij shkruan se lëvizjet e fundit politike në kuadër të VLENIT dhe braktisja nga ajo e partisë...

Toshkovski: Shkak i aksidentit në afërsi të Kërçovës ka qenë shpejtësia e madhe

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se sipas informacioneve fillestare, shkak i aksidentit të trafikut të djeshëm, ku mbetën të vdekur...

Dehari: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari nëpërmjet një postimi ka reaguar ndaj aksidentit tragjik i cili ka ndodhur mbrëmë në magjistralen e rrugës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu