Politikani serb kujton familjen e Jasharëve përmes fotografisë: A ishin terroristë këta fëmijë shqiptarë?

Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq ka kujtuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, të cilët u vranë më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Përmes një postimi në Twitter dhe krahas një fotografie të fëmijëve të familjes Jashari, Sanduloviq tha se ata u vranë me urdhër të kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq, duke përmendur emrin e Blerina Jasharit, vajzën shtatëvjeçare e cila ishte në mesin e të vrarëve, raporton Gazeta Sinjali.
“A janë terroristë këta fëmijë shqiptarë? Shikojeni mirë këtë foto, sepse këta janë fëmijët e vrarë të familjes Jashari. Ata u vranë me urdhër të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq. Në mesin e këtyre fëmijëve ishte edhe vajza shtatëvjeçare Blerina Jashari, e cila u vra nga një plumb në pjesën e pasme të kokës”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka përmendur edhe rastin e tij, teksa ishte torturuar nga policia serbe vetëm pse vendosi lule mbi varrin e saj dhe kërkoi falje në emër të serbëve.

“Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq, vendosi lule në varrin e saj, kërkoi falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë krim dhe kërkoi falje në emër të paqes dhe të ardhmes së popullit serb dhe shqiptar në Kosova. Prandaj ai u rrëmbye, u torturua, u poshtërua dhe u rrah për vdekje nga policia sekrete serbe BIA me urdhër të spiunit të dekoruar rus Aleksandar Vulin dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Kur Nikola Sandulović mbeti gjallë pas 9 orësh torturash, departamenti i antiterrorizmit hyri në prokurori dhe gjykatës nga Nishi dhe e akuzoi atë për SHPËRNDARJE URREJTJE FETARE DHE KOMBËTARE për vendosjen e luleve mbi varrin e një vajze shqiptare 7-vjeçare të vrarë. A është tashmë e qartë për të gjithë se çfarë është qeveria aktuale në Serbi dhe cilat do të jenë pasojat?”, ka shkruar tutje ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu