Sot (25.11.2024) rreth orës 09:40 në DPB Gostivar, është raportuar se gjatë gërmimit me eskavator në trotuar në rrugën ,,Zhivko Brajkoski” në Gostivar, punonjësit e Ujsjellësit të Gostivarit kanë gjetur 5 granata me gjatësi prej rreth 30 cm. Në vendngjarje kanë dalë efektivë të policisë dhe për ngjarjen është njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.TS