“Po lufton për ‘mbijetesë’”, avokati shqiptar jep lajmin e keq për Vuçiqin – zbardh planet e Gjermanisë për Kosovën!

Kjo kohë në Ballkanin Perëndimor është koha e Kosovës dhe shqiptarisë”
Së fundi, kancelari gjerman, Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksnader Vuçiq.

Ndër temat e diskutuara ka qenë edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç njoftoi qeveria gjermane, kancelari Scholz ka nënvizuar rëndësinë e dialogut në mes të dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe ka përsëritur përkrahjen e Gjermanisë për procesin.

“Kancelari Federal foli edhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për këtë”, thuhet në njoftim.

E në lidhje me këtë bisedë Scholz-Vuçiq dhe mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi, në një prononcim për “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Si fillim, ai u shpreh se Vuçiq është drejt një falimentimi politik, derisa po lufton për ‘mbijetesë”.

Avokati foli edhe mbi synimet e shtetit gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjermania kërkon lidership perëndimore në Evropë, dhe fiton kredo nëse bëhet epiqendra e krijimit të dialogut Kosovë – Serbi që mund të ecë sipas frymës së saj. Por mund të jemi edhe në politikë, duke u kërkuar një vlerë të re force nga Berlin, në një konflikt botëror siç është konflikti Kosovë – Serbi.

Vuçiq është drejt falimentimit politik, dhe tani po kuptohet që ai më shumë lufton për mbijetesën në karrierën e tij politike, se sa në dobi të Serbisë.

Ju e shihni që Vuçiq e co. po krijojnë një spirale force që nuk është e vërtetë, por edhe ai ka të drejtë të bëjë politikë”, nënvizoi avokati shqiptar.

Po ashtu, Ngjela potencoi se tani është koha e shqiptarisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Krahas kësaj, vlerësoi se dialogu duhet të rifillojë.

“Por duhet të theksojmë diçka: kjo kohë në Ballkanin Perëndimor është koha e Kosovës dhe shqiptarisë: Shqipëria është në NATO, Kosova mbrohet ndërkombtarisht edhe me trupa amerikane; Shqipëria dhe Kosova janë në rangje të larta aleance direkte me Shtetet e Badhkuara të Amerikës; në Shqipëri po ndërrohet një bazë amerikane ushtarake e fuqishme; Amerika po kërkon që Shqipërinë dhe Kosovën ta forcojë shumë ushtarakisht në aleancën e saj kundër Rusisë; në Shqipëri do të fillojë rindërtimi i uzinave të fuqishme ushtarake; dhe gjendja financiare e Shqipërisë është në progres.

Të gjitha që unë përmenda, shkojnë në favor të forcës së Kosovës në dialogun Kosovë- Serbi.

Po dialogu a do të fillojë? Unë mendoj se, për të gjitha ato që shpreha, ky dialog do të fillojë”, përmbylli Spartak Ngjela.
“Bota sot”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu