Ja më në fund ndodhi ajo që përflitej, Plasi te VREDI, ASH del nga koalicioni!

Plasi te VREDI, ASH del nga koalicioni!

Ja më në fund ndodhi ajo që përflitej me javë të tëra se brenda vredistëve nuk shkon çdo gjë “shend dhe verë”, ku pas shumë zënkave dhe mosmarrëveshjeve në taborin e VREDI-t, ndahet ASH e grupimit të Taravarit!

Kështu, mbrëmë pas një mbledhje të kryesisë aleancistët vendosën të dalin vetëm për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale të vjeshtës, duke lënë mundësi për bashkëpunim me cilëndo forcë politike për kryetarë të komunave.

Kjo ishte përgjigje ndaj ultimatumit të vredistëve për të dal së bashku në zgjedhje apo të dalin vetëm dhe ASH-ja mbrëmë vendosi të dal e vetme jasht grupimit VREDI si subjekt i pavarur.
A bënë mirë apo keq aleancistët e Taravarit që dolën nga shtëpia prej kartoni ku bashkëjetonin pesë burra pa asnjë grua, kjo është çështje e vendimit të tyre.

Sot për këtë divorc të martesës me pahir pritet të reagojnë i vredistëve si Bili dhe Izeti “për ta shigjetuar Taravarin si kolonë e pestë dhe si kal i Trojës i dërguar nga DUI-t për ta shëmbur kalanë e madhe të ndryshimit VREDI”!

Me këtë vendim të Taravarit dhe të aleancistëve për të tal vetëm në zgjedhjet lokale shkërrmoqet subjekti i qylaxhinjve VREDI, të cilët megjithëse premtuan “ndryshimin”, si sajesë për të ardhur në pushtet, nuk ia dolën.
Nuk ia dolën pasi nuk e kishin hallin te ndryshimi dhe pabarazia e shqiptarëve në “državën Severna” por te babëzitja për para dhe pushtet!
Pas këtij divoci politik VREDI nuk ka çfarë t’i ofroj shqiptarëve sepse pas 9 muaj bashkëjetesë nuk u kurorëzua me “lindjen e ndryshimit”, por “pallohej” me komitët në bordelon qeveritare si “shfalerkë” e radhës pa asnjë ndikim për ndryshim.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu