Përmirësohet gjendja shëndetësore e foshnjës së braktisur në Veles

Foshnja shtatëmuajshe e cila u gjet e braktisur në Veles, një javë pas pranimit në Repartin e pediatrisë dhe neonatologjisë në spitalin e përgjithshëm në Veles, ndodhet në gjendje dukshëm të përmirësueshme shëndetësore, informoi për MIA-n Marina Andova, zëdhënëse e ISHP-së në spitalin e përgjithshëm.

Foshnja është ende nën mbikëqyrje intensive dhe terapi nga i gjithë stafi mjekësor i repartit.

“Sa më shumë kujdesi intensiv nga ana e infermierëve të cilat e mbrojnë me gjithë zemër, pesha e tij u rrit, nga 4.600 gram fillestare në 5.200 gram sot”, konfirmoi Andova.

Shtoi se foshnja do të qëndrojë në repart deri në shërimin e plotë të tij dhe zgjidhjen e gjendjes së tij nga ana e shërbimeve dhe institucionet kompetente.

Njëherësh për nënën e tij 20 vjeçare e cila e ka lënë vetëm në rrugë dhe më pas ka ardhur ta shohë në spital vetëm një herë, duhet të prononcohen autoritetet nga Prokuroria Themelore Publike, MPB-ja dhe Qendra për Punë Sociale në Veles.

Foshnja është gjetur të premten me 12 korrik pasdite nga një kalimtar i rastësishëm në qendër të Velesit në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas çka më pas e ka dërguar në spitalin e Velesit. Sipas autoriteteve, foshnja ende nuk është regjistruar në Librin amë të porsalindurve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu