Pendesa e baba Binit ndaj “hajvanëve”!

Pendesa e baba Binit ndaj “hajvanëve”!

rrëfenjë bulevardi
(Nga:Medai Shaholli)

Pasi nuk i arriti numrat për formimin e qeverisë Kurti 3, i vetëm me sektin VV, baba Bini tashmë i zënë ngusht po i lutet “hajvanëve” të opozitës që t’ia bëjnë qeverinë, pasi e pa që i vetëm si kapiten në det të hapur nuk e shpëton dot anijen e tij që po i rrjedh ujë.
Formimi i qeverisë varet nga “hajvanët” e opzitës, të cilët i ofendoi me nofkën më të rëndë por tani, për hir të pushtetit i harroi ato dhe mundohet të lëpij aty ku kishte mbështyrë gjatë fushatës elektorale.

Por, pa tre “hajvanët” e NISMA-s apo 20 të LDK-së, qeveria Kurti 3 vështirë se mund të formohet!
Nga ana tjetër “hajvanët” e opozitës thonë me shaka për baba Binin se “po vjen cjapi te kasapi”, duke i lutur ata që t’ia bëjnë qeverinë!

Mbetet për t’u parë se deri më 15 prill, ku është caktuar seanca e parë mbledhjes së konsituimit të parlamentit të Kosovës, nëse baba Bini do të mund t’i bind “hajvanët” e opozitës t’i japin besimin për formimin e qeverisë Kurti 3 ose jo!

Deri të martën më 15 prill, mbase do të gjendet formula magjike mes baba Binit dhe “hajvanëve” të opozitës për formimin e qeverisë së re!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu