Pastrueses i kalojnë gabimisht rrogën prej 225 mijë euro, merr paratë dhe zhduket!

Merr paratë dhe zhduket! Ndonjëherë realiteti e kalon fantazinë, si në rastin e një vajze të re e cila u zhduk, pasi i kishin hedhur gabimisht në llogarinë bankare, një rrogë prej 228 mijë e 285 euro.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçare e cila punonte si pastruese, e cila u arratis në Bullgari vetëm për të mos kthyer paratë, ndërsa duhet të dilte para gjykatës në Gjermani.

E reja pritej në Osnabrueck, për tu paraqitur në seancën lidhur me rastin, por prej saj nuk ka asnjë gjurmë. Çështja ndaj gruas vijon të hetohet prej një viti. Në muajin qershor 2018, gruaja mori gabimisht rrogën e majmë, në vend të pagesës së saj mujore prej 340 euro.

Punëdhënësi e kuptoi pak më vonë gabimin dhe i kërkoi punonjëses që ti kthente paratë. Por vajza refuzoi, madje tentoi edhe të shantazhonte punëdhënësin, i cili iu drejtua autoriteteve.

Pikërisht për kërcënimet ajo u gjobit me 1200 euro, ndërkohë që në pritje të seancës së caktuar ndaj saj, nga llogaria u zhdukën 100 mijë euro, nëpërmjet disa veprimeve vështirësisht të gjendshme. Rasti në fjalë po bën bujë në Gjermani, teksa gruaja ka humbur çdo gjurmë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Parashikimi i Moti për ditën e sotme

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe në më shumë vende me reshje shiu,...

Konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet sot

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit...

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu