Pas 11 vjetëve, Orban sot nis vizitën dyditore në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri hungarez, Viktor Orban së bashku me delegacionin e Qeverisë hungareze, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në vend.

Hungaria për momentin kryeson me BE-në, ndërkaq Orban në gjysmën e dytë të këtij viti është edhe kryetar i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Hristian Mickoski, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, të premten do të realizojë takim tet-a-tet me kolegun e tij hungarez në vilën kryeministrore në Ohër, ndërsa në suaza të vizitës do të realizohen edhe një sërë takime bilaterale të ministrave të vendit me kolegët e resorëve nga delegacioni hungarez.

Të premten do të mbahet edhe mbledhje e përbashkët ndërqeveritare në hotelin Ineks Gorica në Ohër, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes në lokacionin e njëjtë pritet konferencë për shtyp të mbajnë dy kryeministrat.

Siç informojnë nga Qeveria, në margjina të vizitës dyditore është paraparë shetitje në Ohër, vizitë në kishën e Shën Mërisë, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naum, ndërsa kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule para përmendores së Shën Cirilit e Metodit në Ohër.

Në Ohër policia ndërmori masa të domosdoshme sigurie, ndërsa për sigurinë dhe lëvizjen e papenguar të delegacionit nëpër qytet dhe rrethinë është paralajmëruar regjim i përkohshëm i komunikacionit.

Gjatë samitit të NATO-s në Uashington që u mbajt në gjysmën e parë të korrikut, Mickoski dhe Orban dakorduan kredi nga Hungaria në vlerë prej 500 milionë eurove. Më 17 shtator ligji për kredinë hungareze u votua në Kuvend, me procedurë të shkurtuar.

Kredia nga Eksport – import banka hungareze, shoqatë private me përgjegjësi të kufizuara, do të tërhiqet në një transhë, afati i pagesës është 15 vite, me grejs periudhë të përgjithshme prej tre viteve, ndërsa norma e interesit është fikse dhe paraqet 3,25 për qind. Do të paguhet në 24 këste gjysmëvjeçare, më 15 shkurt dhe 15 gusht të secilit vit.

Orban në vitin 2013 ishte për vizitë zyrtare në vend, kur edhe u dekorua me Mirënjohjen “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme për zhvillim dhe përforcim të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunim paqësor të Maqedonisë dhe Hungarisë. Dekoratën ia dorëzoi presidenti i atëhershëm, Gjorgje Ivnaov, ndërkaq pati takime edhe me kryeministrin e atëhershëm, Nikolla Gruevski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu