Partitë përplasen për Qeverinë teknike

Kolltukët e ministrave të VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike mund të mbeten të zbrazëta. LSDM-ja sot edhe një herë ka bërë me dije se nuk do t’i votojë propozimet e partisë së Mickoskit për ministra në kabinetin e Talat Xhaferit, nëse deputetët opozitarë nuk mbështesin Qeverinë teknike.

“Nëse DPMNE-ja nuk voton për qeverinë teknike dhe nuk i mbështet propozimet e veta për qeverinë teknike, atëherë edhe deputetët e LSDM-së nuk kanë përse t’i votojnë. Në këtë rast, vendet e DPMNE-së në Qeverinë teknike duhet të mbeten vakante, kurse mandatari duhet të propozojë Qeveri në të cilën ato gjashtë vende duhet të mbeten të paplotësuara. DPMNE-ja, në përputhje me ligjin, si të gjitha partitë e tjera që kanë ministra në qeverinë teknike, duhet t’i propozojë kandidatët e vet dhe të votojë për atë qeveri”, thonë nga LSDM.

Me qëndrim më të ashpër kundër VMRO-DPMNE-së ka dalë sot Partia Liberal Demokratike. Nga ky subjekt e cilësojnë si të papërgjegjshme sjelljen e partisë së Mickoskit duke e akuzuar se po e rrezikon votimin e qeverisë teknike.

Por, VMRO-DPMNE-ja, e cila njoftoi se do të propozojë ministra për qeverinë teknike mbetet në qëndrimin se nuk do të votojë “pro” qeverisë së Xhaferit. Partia e Mickoskit thotë se është pushteti ai që mund ta rrezikojë procesin zgjedhor, duke mos i votuar kandidatët e opozitës për ministra.

“Mbetemi në qëndrimin se nuk do ta votojmë përbërjen e qeverisë, kurse LSD-së i mbetet të vendosë nëse do t’i respektojë ligjet ose do t’i shkelë të njëjtit, me çka i shpalos qëllimet për rrezikimin e procesit zgjedhor. VMRO-DPMNE-ja do t’i propozojë ministrat dhe zv/ministrat në përputhje me ligjin për qeverinë teknike, por nuk do ta votojë kryeministrin teknik të BDI-së, Talat Xhaferin. Ligji nuk njeh propozime për ministra me “vende vakante”, Qeveria nuk votohet individualisht, por në tërësi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ditë më parë, edhe partia e Ahemtit, njoftoi se deputetët e saj nuk do të mbështesin propozimet e VMRO-DPMNE-së për ministra nëse opozita maqedonase nuk voton qeverinë teknike dhe Talat Xhaferin kryeministër teknik.

Përgatitjet formale në Kuvend për Qeverinë teknike duhet të nisin të hënën, më 22 janar, ndërsa qeveria teknike pritet të votohet më 28 janar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu