Pandov: Një i dënuar i kushton shtetit mbi 10 mijë euro në vit, synimi përfundimtar është të ulet numri i të burgosurve

Një i burgosur i kushton shtetit rreth 2.100 denarë në ditë ose mbi 10.000 euro në vit, varësisht nga burgu. Aktualisht në vend janë 2400 të burgosur dhe po kaq presin të hyjnë në burgjet, deklaroi drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov.

Ulja e numrit të të burgosurve, theksoi Pandov, mund të bëhet në tri mënyra – përmes lirimit me kusht, mbikëqyrjes elektronike dhe risocializimit më të mirë të të dënuarve, sepse 60 për qind janë të kthyer.

“Fatkeqësisht, Maqedonia deri më tani është dashur të ketë një burg krejtësisht të ri në Idrizovë, por përveç fazës së parë, asgjë nuk është bërë. Fatkeqësisht, paratë që janë siguruar tani janë nën moratorium. Javën e ardhshme duhet të ketë kontroll dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të shkrihen ato mjete”, tha Pandov.

Rreth 400 persona aktualisht kanë A-trajtim dhe ata, sipas Pandovit, tashmë janë duke shfrytëzuar ditët e lira dhe angazhimin në punë.

Pandov, ndër të tjera, theksoi se do të kemi një repart krejtësisht të ri paraburgimi për 400 persona në Idrizovë.

Në vend aktualisht rreth 50 persona vuajnë dënimin me burg të përjetshëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu