Pallaska: Kurti kurrë nuk e ka fshehur se është anti-amerikan, madje as shtetin e Kosovës nuk e ka pranuar

Avokati Dastid Pallaska, tha se Kryeministri Albin Kurti asnjëherë nuk e ka fshehur se është anti-amerikan.

“Albin Kurti fundamentalisht dhe ideologjikisht është anti-amerikan edhe e ka thënë edhe ai vetë, po e them edhe unë, vetëm po e parafrazoj. Ai ka qenë kundër pothuajse secilës politikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan në përgjithësi dhe në raport me Kosovën në veçanti”, tha Pallaska.

Ai tha se Kurti ishte edhe kundër Konferencës së Rambujesë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara për administrimin e Kosovës, kundër procesit të negocimit në Vjenë- i cili ka rezultuar me pakon e Marti Ahtisaarit dhe pavarësinë e Kosovës.

closevolume_off
“Ka qenë kundër edhe me Kushtetutën e Kosovës, madje as shtetin e Kosovës nuk e ka pranuar, i cili është krijuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asnjë politikë madhore amerikane në raport me Kosovën, në fakt ka qenë elementë të partisë së tij që kanë shkruar artikuj pseudo-shkencorë ku i kanë kundërshtuar edhe bombardimet e NATO-s kundër Serbisë për kinse shkelje të së drejtës ndërkombëtare publike. Domethënë, ky njeri asnjëherë nuk e ka fshehur se është anti-amerikan”, tha Pallaska.
Avokati shtoi se Kurti ka mundur të thotë që është pro-amerikan dhe një votues i papërgjegjshëm e ka dëgjuar çfarë ka thënë dhe jo si ka vepruar.

“Edhe pse s’kam qenë kurrë i përfaqësuar politikisht në jetën time, një gjë e kam pas të qartë, paraqet kërcënim për shtetin e Kosovës ideologjia e tij”, tha Pallaska.

Pallaska tha se Kurti me gjithë makinerinë propagandistike të tij, dalëngadalë është duke u munduar që edhe popullin e Kosovës ta bëjë anti-amerikan, të kundërtën që e kishte bërë Ibrahim Rugova.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu